Kosovë, në bisedime, me duar në xhepa

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, mbi bazën e së cilës kanë nisur bisedimet politike mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, nuk duhet të konceptohet si platformë për bisedime, por vetëm si “thelb” i saj.

Kështu vlerësojnë anëtarët e partive opozitare në Kosovë, për të cilët çfarëdo bisedimesh që bëjnë institucionet e vendit me cilindo shtet, paraprakisht duhet të kenë plan konkret, ku do të specifikoheshin detajet e bisedimeve, shkruan “Zëri”.

Se Kosova nuk ka platformë për bisedime, e ka pohuar vetë kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i cili pavarësisht nga kjo, nuk ka hezituar që të takohet dy herë me homologun e tij serb, Ivica Daçiq. Madje, për she?n e qeverisë kosovare, Rezoluta për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e nxjerrë së voni nga ligjvënësit kosovarë, Kushtetuta e Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë, përbëjnë platformën për bisedime.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Rezoluta duhet të shërbejë si kornizë e bisedimeve, por qeveria duhet patjetër ta plotësojë atë me platformë dhe assesi mos të nisë bisedimet me Serbinë pa e pasur paraprakisht një gjë të tillë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button