Cila është shpejtësia e zërit? (VIDEO)

Si pasurim më i ri i resurseve të përgatitura në kuadër të projektit Resurset e hapura arsimore të Fondacionit Metamorphosis doli videoja e parë me emrin “Shpejtësia e zërit”.

Videoja është në dispozicion në maqedonisht dhe në shqip, dhe paraqet një tregim të shkurtër të animuar, ku janë të ilustruara disa fakte interesante për shpejtësinë e zërit.

Qëllimi i videos është edukimi dhe ngritja e vetëdijes për rëndësinë e resurseve të hapura arsimore. Në periudhën e ardhshme, do të dalin edhe 2 video të tjera të animuara, dhe të gjitha së bashku kanë për qëllim t’i nxisin njerëzit drejt arsimit të hapur dhe shpërndarjes së dijes.

Në këtë kontekst, konferenca e tetë ?-Shoqëri.mk e Fondacionit Metamorphosis, këtë vit do të jetë me temë: “Arsim i hapur për shoqëri të hapur – Ta shpërndajmë dijen!”, dhe do të mbahet më 14 dhe 15 nëntor në hotelin Holidej In në Shkup, Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button