Oscar: Chelsea është ‘Brazili i kaltër’

Mesfushori i Chelseat, Oscar, ka zbuluar se ai është duke luajtur në një ekip shumë atraktiv, duke thënë se klubi londinez është ‘Brazili i kaltër’, gjithnjë sipas tij.

 “Është kënaqësi për mua që të luaj në një ekip sulmues sikur ky. Unë jam brazilian dhe kështu që më pëlqen ky stil i lojës”.

“Më bën të lumtur që luajmë në këtë mënyrë dhe të jem në këtë klubi me këtë lloj loje vërtet më pëlqen shumë. Kjo është shumë me rëndësi për mua. Kjo është përvoja ime e parë në futbollin anglez dhe kështu natyrisht se ekziston një proces i adaptimit, pasi që është ambient krejt tjetër me futbollin brazilian”, është shprehur Oscar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button