Thaçi, i gatshëm të raportojë në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur gatishmërinë që të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me takimin e tij të fundit me kryeministrin serb Ivica Daçiq, që u zhvillua të mërkurën në Bruksel.

Në një kumtesë të lëshuar nga kabineti i Kryeministrit, thuhet se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka drejtuar sot një shkresë zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kryesisë së Kuvendit, ku ka shprehur gatishmërinë që të raportojë para Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me takimin e dytë të zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button