Xhaka: S’dua të jem rezervë

Granit Xhaka thotë se ai nuk është transferuar në gjermani për të qëndruar në karrigen e rezervave.

Kosovari me nënshtetësi zvicerane edhe një herë ka shprehur pakënaqësinë e tij me rolin e zëvendësuesit, dhe ka konfirmuar se mes skuadrave të interesuara për të është edhe Lazio.

“Ky nuk është stili im. E di se Lazio ka pyetur. Vërtet nuk mund të them asgjë për momentin. Po, jam i nderuar, por madje edhe një klub i kreut si ky është jashtë të pranueshmes. Do të qëndroj këtu, por nuk kam ardhur të qëndroj në karrige”.

“Kjo është diçka e re për mua. Deri tash, kam qenë me fat në karrierën time. Më duhet të përballem me këtë situatë dhe ta dëshmoj veten. Më duhet të bëhem i fuqishëm dhe t’i tregoj trajnerit se vendi im është në fushë dhe jo në prapaskenë”.

“Nuk duhet të dorëzohem në çfarëdo rrethane, por kjo situatë nuk po më pëlqen”, ka thënë Xhaka për Express.de.

Lajme të ngjashme

Back to top button