Rusët: Serbia lejon Kosovën në OKB

Platforma për Kosovë e Qeverisë së re të Serbisë do të dërgojë në “kapitullimin e pakushtëzuar të Serbisë para Perëndimit, i cili nënkupton pajtueshmëri të Beogradit që krahina e shkëputur (Kosova) të pranohet në OKB si shtet i pavarur”, shkruan e përditshmja “Ruskaja gazeta”, e afërt me Kremlinin.

Serbia formalisht nuk do ta pranojë pavarësinë, por në qarqet diplomatike ruse pohojnë që një kapitullim i këtillë do t’i detyronte shumicën e anëtarëve të OKB-së, të cilët deri më tani nuk e kanë pranuar Kosovës, ta rishqyrtojnë politikën e tyre në këtë aspekt, transmeton Express.

Kjo gazetë ka cituar një burim anonim nga MPJ-ja ruse, i cili ka thënë se diplomatë nga Moska nuk kanë arritur ta bindin Beogradin që për Serbinë më së miri është që Kosovën ta lënë si konflikt të ngrirë për një kohë të pacaktuar, si dhe të mos nënshtrohen ndaj iniciativave të SHBA-së dhe BE-së për të hequr dorë nga integriteti i saj shtetëror, në këmbim të “premtimeve të mjegullta për datë të fillimit të bisedimeve për pranim në BE”.

Gjithnjë, sipas kësaj gazete, qeveria në Beograd për publikun serb do të përgatisë argumente sikur bëhet fjalë për një zgjidhje sipas modelit të dy Gjermanive, i aplikuar gjatë kohës së luftës së ftohtë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button