Përkeqësohet gjendja e ndërmarrjeve

Biznesmenët konsiderojnë se edhe në tremujorëshin e tretë të këtij viti gjendja do të jetë më e pavolitshme se ai në tremujorëshin e kaluar dhe në krahasim me kuartalin e tretë të vitit të kaluar, bëri të ditur Enti shtetëror për statistikë.

Siç të keqe, biznesmenët e vlerësuan se nuk do të ketë ndryshim të gjendjes së tyre financiare në këtë tremujorësh krahasuar me atë paraprak të këtij viti. Ata vlerësojnë se në fund të vitit do t’i pakësojnë rezervat, por nuk presin porosi të reja, gjë e cila do të ndikojë në zvogëlimin e numrit të të punësuarve. Në anketën e statistikës qëndron se biznesmenët presin çmime më të larta shitëse të prodhimeve të tyre.

Ndikimi më i madh i kufizimit të gjendjes ekonomike të ndërmarrjeve gjatë tremujorëshit të tretë të vitit 2012 është kërkesa e dobët e blerësve me 35.1 për qind, konkurrenca e rritur me 16.3 për qind dhe oferta e rritur në treg me 15.3 për qind. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button