Elitat krijuan mitin për Kosovën

Historiania nga Beogradi, Olivera Millosavleviq thotë se edhe miti për Kosovën i ngjason tregimeve tipike nacionaliste. Atë e kanë krijuar elitat, e jo populli.

Elitat e krijuan pikërisht për të manipuluar me popullin duke u sugjeruar qytetarëve se mitet nacionaliste janë më të rëndësishme se buka. Kështu shprehet Millosavleviq në një intervistë për javoren maqedonase Globus.

Duke marrë parasysh sugjerimet e BE-së se Serbia duhet ta njoh Kosovën para negociatave aderuese, a pritni që shoqëria serbe mund të pajtohet me humbjen përfundimtare të krahinës së dikurshme? Sa është sot i fuqishëm miti Kosovar në Serbi?

“Edhe në mitin Kosovar është njëjtë sikur edhe në përrallat tjera nacionaliste. As këtë mit nuk e ka krijuar “populli” por elita dhe me të nuk manipulon “populli” por elita, duke i sugjeruar me dekada se mitet nacionale janë shumë më të rëndësishme se buka. Sa janë të pranishme stereotipet e së kaluarës dhe sa janë ato njëkohësisht të ndryshueshme , sipas nevojave, më së miri dëshmon rrefimi i para disa ditëve se “Serbia pa Kosovën është një njeri pa sy dhe zemër”. Ndërsa para 100 viteve, kur kërkohej përhapja e Serbisë drejt detit, flitej se Serbia pa det është “zogu pa krah”, “Njeri pa fyt, arterie dhe mushkëri të bardha”…Do të thotë oferta mitologjike është çdoherë e njëjtë ndërsa ndryshohen vetëm objektet aktuale.

A konsideroni se kërkesat e tilla nga BE-ja mund të sjellin forcim të serishëm të nacionalizmit në Serbi, me pasoja në rajon? A e ndihmon Evropa sot neofashizmin apo të paktën e toleron, siç e shohim shembullin në Greqi (Agimi i artë) dhe Hungari?

“Nacionalizmi nuk mund të jetë më i fuqishëm se nga ai që po e shohim, sepse ai është sjellë deri në kufirin e skajshëm të durimit, madje edhe për konsumentët e tij. Meqë ai nuk është aq i rrezik për nga jashtë, sa është për nga brenda. Tani vetëm shoqëria në Serbi prej atij ka dëm ndërsa prishja e të gjitha vlerave morale është pasqyra e saj e vërtetë” thotë mes tjerash historiania serbe. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button