Rama dhe Bashkia përplasen për dekorin e 100 vjetorit

Tirana, dhe jo vetëm ka filluar të marrë çdo ditë e më shumë ngjyrat kuq e zi, pasi 28 nëntori, dita kur shënohet përvjetori i 100-të i Pavarësisë afron gjithnjë e më shumë.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka postuar një foto në Tëitter, ku ka komentuar zbukurimet që po bëhen në kryeqytet.

Fotoja i përket zbukurimeve të Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës, ku duket se punëtorët janë në punë e sipër, dhe sipas Ramës, i cili kësaj rradhe ka folur edhe në pozitat e artistit zbukurimet duket sikur reklamojnë shkumë rroje me çmim të levërdisshëm në një Qendër Tregtare.

Menjëherë ka reaguar Bashkia e Tiranës, e cila ka përshëndetur, siç thotë ajo, pasionin e papritur të zotit Rama për dekorin e Bashkisë, edhe pse gjatë 11 vjetëve nuk e dekoroi asnjëherë Tiranën, por më mirë vonë sesa kurrë.

“Mesa duket ish-kryetari duhet të pushonte një vit që të kuptonte rëndësinë e dekorimit të kryeqytetit për 28 Nëntor. Dhe së fundmi  për ta qetësuar ish-kryetarin e informojmë se dekorimi i Pallatit të Kulturës nga Bashkia e Tiranës do të nisë më datë 15 Nëntor.”- thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Lajme të ngjashme

Back to top button