Zbulohet planeti alien “Super-Toka” ku mund të jetohet

Astronomët kanë zbuluar një planet alien i cili mund të mbështesë jetë. Dhe sipas tyre, ai nuk është edhe shumë larg planetit tonë aktual.

Ky planet ‘Super-Tokë’ në fakt quhet ‘HD 40307g’, dhe gjëndet brenda zonës të jetueshme të yllit të tij, në një distancë ku mund të ketë ujë të lëngshëm. Planeti ndodhet ‘vetëm’ 42 jetë drite nga Toka, dhe sipas hulumtuesëve, teleskopat në të ardhmen mund t’a shofin atë.

“Orbita e gjatë e planetit të ri do të thotë se klima dhe atmosfera e tij mund të jetë perfekte për të mbështetur jetë,” ka thënë Hugh Jones, një bashkë autor i studimit nga Universiteti i Hertforshire në Angli. “Ky planet, ose të paktën ndonjë Hënë që ky planet mund të ketë, shtrihen në një orbitë të krahasueshme me atë të Tokës, duke rritur probabilitetin për jetesë.”

Ylli HD 40307 është relativisht më i vogël dhe më pak i shndritshëm krahasuar me Diellin tonë. Atronomët më parë kishin zbuluar tre ‘super-Toka’ rreth e rrotull yllit, të cilat ishin të gjitha shumë afër orbitave të tyre për të mbështetur ujin e lëngshëm.

Megjithatë, në një studim të ri, ekipi i hulumtuesave i ri-analizoi vëzhgimet e sistemi HD 40307 të bëra nga një instrument të quajtur ‘High Accuracy Radial velocity Planet Searcher’, apo HARPS.

HARPS është pjesë e teleskopit 3,6-metërsh të Vëzhgimeve të Europës Jugore, dhe ndodhet në ‘La Silla Observatory’ në Kili. Ky instrument mundëson astronomët të dallojnë pjesëza të vogëla të gravitetit që një planet përmban në orbitën e tij.

Mendohet se HD 40307 është përafërsisht shtatë herë më i madh se Toka. /Tech.Al/

Lajme të ngjashme

Back to top button