Gruevski: Prej nesër 22 milionë euro në disponim për ndërmarrjet

Kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëroi se 22 milionë euro nga linja kreditore prej njëqind milionë euro të siguruara nga Banka Investuese Evropiane prej nesër janë të arritshme për ndërmarrjet e Maqedonisë.

“Ne me Bankën Investuese Evropiane kemi dakorduar linjë kreditore prej 100 milionë euro. Prej tyre 22 milionë duhet të arrijnë që nesër dhe duhet të lëshohen për gjithsej 101 kompani në Maqedoni, deklaroi Gruevski.

Qeveria, siç tha Gruevski, është e gatshme që në përfundimin e harxhimit të kësaj linje kreditore të sigurojë një të re, me kamatë të subvencionuar prej 5.5 për qind.

Kjo shkallë kamatore është më e ulët se ajo e tregut dhe paraqet ndihmë direkte për kompanitë e Maqedonisë në kohën kur jemi duke i ndjerë efektet nga kriza e borxheve”, tha Gruevski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button