Vuante nga dashuria e pakthyer, shkon dhe vret pesë njerëz

Një rus, i cili vuante nga dashuria e pakthyer, sot në mëngjes vrau pesë kolegë të tij, mes e të cilëve është gruan që e dashuronte, si dhe dy të tjerë plagosi.

I dyshuari hyri në zyrën e kompanisë farmaceutike ku ishte i punësuar dhe shtiu disa plumba nga pushka që e mbante me veti.

Tre djem të ri dhe dy gra që qëndronin në vendet e tyre të punës u vranë, ndërsa dy të tjerë u plagosën dhe janë transferuar në spital. Gruaja në të cilën ishte dashuruar, po ashtu, është në mesin e të pësuarve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button