Flamuri dhe Rita Ora

Një komb për tu konsoliduar gjithnjë kërkon vlera bashkimi dhe solidarizim të brendshëm, pa iu imponuar nga jashtë. Vlerat dhe kujtesën historike e kemi të begatshme pa mitomani e pa dëme në favor të kombeve fqinjë. Një mbajtje e mirëfilltë për çështje qenësore kombëtare në formë të një referendumi e unifikon kombin tonë të vetëvendos për fatin e vet, atje ku ai ka dëshirën dhe kërkesën historike.

Në kohët e fundit është shkruar shumë për video klipin e fundit ”Shine Ya Light” të këngëtares së mirënjohur shqiptare Rita Ora. Në video klip ku dominon pamja e flamurit të tashëm të ashtuquajtur flamur shtetërorë Kosovarë, flamur të cilin Ora e përdorë edhe si shami në video klip.

Për këtë video klip shkruan e lavdëruan shumë opinionist, politikan aktual e ish të burgosur politik, që në vitet e ‘80 kishin kritikuar e demonstruar kundër flamurit të ashtuquajtur ”Flamuri i Azem Vllasit”, i cili nuk ndryshonte nga ai kombëtarë përveç një ylli pesërrembesh qe e kishte anash. Për atë ndryshimi të vogël që iu bë flamurit, shqiptarët të cilët guxuan ta kundërshtonin haptas, u rrahën e u dënuan me dhjetëra vite në burgjet e ish Jugosllavisë. Tash, një numër i konsiderueshëm i tyre për flamurin refleks të imponuar për të cilin nuk u mbajt as referendum, e përkrahin dhe e duan madje ngazëllehen duke e reklamuar. Për  flamurin  aktual u mbajtën vetëm konkurse të dirigjuara nga jashtë, me dizajnim dhe ngjyra të caktuara, ngjyrat kuq e zi nuk pranoheshin si ngjyra të vlefshme. Disa politikan dhe opinionist theksojnë se ne jemi “shtet komb” apo ”komb politik”. Këto nocione politike përdoren shpesh për ta justifikuar flamurin aktual dhe kombin e tyre (Kosovarë). Gjithnjë ata harrojnë (ose nuk duan të dinë) se legjitimiteti shtetërorë duhet bazuar në dëshirën dhe vullnetin e individit për një konsensus të përbashkët shtetëror, për çështje siç është flamuri. Ja çfarë kujtese historike ka ky flamur aktual i shtetit te Kosovës!

Për video klipin e Orës, shkruan politikan dhe qeveritarë të cilët duke arsyetuar flamurin aktual më tepër i mbronin interesat e politikes ditore se sa ato historiko-kombëtare. Shkruanin më tepër  atë se çka shihnin n video klip, për pamjet vizuale! ”Shine Ya Light” të Rita Orës, e jo për vlerat e këngës. Një deputete e PDK-së e ngazëlluar nga pamjet e video klipit , e jo nga kënga e autores, me turr e vrap bëri kërkesë që Rita Ora të shpallet ambasadore nderi e Kosovës. Qe nga koha e ”Revolucionit francez ” (1879), këngët patriotike luajtën rolin e një himni nacional si shprehje e lirë e qytetarit,  gjithnjë të bazuara në histori dhe legjitimitetin e shtetit. Kënga e Rita Orës sikur mos ta reklamonte flamurin aktual, për nga përmbajtja tekstuale është këngë që mund ti kushtohet cilit do shteti madje edhe individi. Kosovës i kanë kushtuar këngë shumë këngëtar, yje të botës, madje me tekste më të qarta si:  Michael Jackson, Bjork ” Kosovo declare independence”, James Blunt ” No Bravery”

Kënga që mbetet “himn” kombëtare është ajo e bendit  Etno engjëjt ”Albanien”. Kënga është gjithëpërfshirëse sepse përfshin historinë, etnosin, kulturën dhe të gjithë shqiptaret patriot që pa dallim feje dhe treve dhanë kontributin e tyre mendor e shpirtëror, madje dhanë edhe jetën që kombi të vazhdojë rrugëtimin final. Kënga ”Shine Ya Light” do mbahet mend më tepër për shkak të këngëtares së popullarizuar, se sa për nga përkushtimi dhe teksti i këngës.

Çmenduria normale – Këngëtari më i preferuar në mbarë botën i adoleshentëve, tani është Justin Bieber. Idilin e tyre fansat e kultivojnë si “Zot”.  Duke i mbushur dhomat me fotot e tij, i dëgjojnë tërë ditën këngët e idilit, vishen si ai,  madje e emitojnë edhe me pamje. Biletat e Bieberit shiten një vit para se të mbahen koncertet në metropolet e botes! Kur ai paraqitet në koncerte disa qajnë e tjerëve u bie të fiket nga dëliri. Kjo dukuri e simpatizueseve në botën moderne trajtohet si: çmenduri normale. Te të çmendurit normal më shumë peshë dhe rendësi ka Idili i tyre se shume sende jetike dhe kombëtare. Këto ikona shkojnë e vijnë duke lëne gjurmë pozitive në kombin dhe shtetin ku i takojnë. Po assesi  nuk vendosin mbi simbolet e kombit.

Qeveritarët dhe një klasë politike të mbërthyer në moshën e adoleshencës, moshë cila ka qejf të vendosë për shumë gjëra po u mungon kapaciteti mendor mbi gjërat dhe dukurit. Këta adoleshentë shkruajnë se: Rita Ora ishte personi më i qëlluar për ta propaganduar simbolin e imponuar.  Tek e fundit ata kanë dëgjuar për MTV-in, ku Rita Ora shfaqet shpesh. Ishte rast i mirë për ta shpërblyer këngëtaren e mirënjohur shqiptare ashtu siç duhej, por jo sipas politikes aktuale dhe video klipit aktual qe Ritës iu imponua nga klasa politike e Kosovës, dhe shteteve që na imponuan atë flamur! Një pyetje hipotetike! Po sikur Sali Berisha t`ia jep të njëjtin çmim, si ambasadore nderi e shtetit Shqiptarë, pasi që Rita ka linde si shqiptare. Besoje që më shumë, shqiptarët,  do e pëlqenin çmimin e dytë. S`paku shqiptarët që jetojnë në diasporë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i zi dhe Çamëria, dhe të gjithë ata që jetojnë në perëndim, me tepër do identifikohen me Ritën si Shqiptare se sa me Ritën si “Kosovare”.

Shqiptarët kanë një kujtesë të mrekullueshme historike: Ajo që na bën të ndihemi shqiptarë pa dallim feje dhe krahine është: gjuha, origjina, flamuri, Skënderbeu dhe Lidhja Kombëtare e Prizrenit. Këto karakteristika dhe simbole përcollën historikisht identitetin tonë. Këto veçori na bëjnë të dallojmë nga kombet tjera, këto tipare ndikuan (edhe pse të ndarë) në betonimin e kombit tonë, të ndihemi Shqiptarë.

Një komb për tu konsoliduar gjithnjë kërkon vlera bashkimi dhe solidarizim të brendshëm, pa iu imponuar nga jashtë. Vlerat dhe kujtesën historike e kemi të begatshme pa mitomani e pa dëme në favor të kombeve fqinjë. Një mbajtje e mirëfilltë për çështje qenësore kombëtare në formë të një referendumi e unifikon kombin tonë të vetëvendos për fatin e vet, atje ku ai ka dëshirën dhe kërkesën historike.

Numerikisht, aq sa ka Çifut në botë, po aq ka edhe Rom. Historikisht dy popujt patën një fat të keq, ishin të urryer nga të gjithë popujt dhe religjionet ku jetonin. Aq sa ishin të përndjekur Çifutet gjatë nazizmit, po aq ishin të përndjekur edhe Romet. Aq sa kanë vuajtur Çifutet ne Holokaust po aq kanë vuajtur edhe Romet. Populli Çifut u unifikua nga diaspora dhe formoj shtetin në vitin 1948, Izraelin. Shtet i cili bazohej në vlerat shumë të lashta biblike. Çifutet krijuan gjuhen e unifikuar Hebreje. Ndërsa Romet si popull nuk i kushtuan rendësi çështjes dhe kujtesës historike u copëzua në aspektin kombëtarë gjer në skajshmëri, si rezultat i fragmentimit në shumë kombe, Romet jetojnë të ç`kapardisur në shumë vende të botës pa komb të unifikuar dhe pa atdhe. Me vjen keq! Romet për momentin, në botë, ende trajtohen si skllavet e shekullit të XXI. Përderisa Çifutet duke u mbështetur në kujtimet historike dhe duke pas respekt për simbole, jetojnë në shtetin e tyre të fortë, ku ende marrin dëmshpërblime për demet dhe humbjet qe u kishte shkaktuar Gjermania naziste.

Shqiptarë, në botë,  nuk ka as më shume e as më pak se sa këta dy popuj. Ia vlen për të mësuar nga Romët. Do dëshiroja shumë të ishim si Çifutet.

Lajme të ngjashme

Back to top button