‘Okta’ kompania më e madhe – ‘Telekomi’ më fitimprurëse

Biznesi i telekomunikacionit është fitimprurës për vite me radhë, dhe mban vendin e parë. Kjo u tregua në raportin e fundit të 200 kompanive më të suksesshme në Maqedoni.

Rafineria Okta sikurse edhe në vitet e kaluara, mbetet kompania më e madhe në vend. Me fitimin më të madh, prej 100 milionë eurosh vazhdon të mbetet Telekomi.

Biznesmenët thonë se është fitore e madhe në kohë krize, të jesh më i suksesshëm. Që të jenë në këtë pozitë, ata nuk mohojnë që kanë bërë edhe disa hile.

“Kur çmimi i bakrit ishte i mirë vendosëm të investonim atje, të punohej në shpenzime, të  shpenzonim paratë dhe të krijonim kushte për të qenë akoma më të sigurt në kohë krize, në aspektin e rënies së çmimeve, që të punonim në mënyrë më ekonomike”, tha Nikolajco Nikolov, drejtor i “Buçim”

“Para së gjithash, ky sukses ka të bëjë me njohuritë tona, vizionin, suksesin, këmbënguljen, dhe natyrisht me mjedisin e biznesit, që kemi në Maqedoni në sektorin e ndërtimit”, tha Vanço Çifliganec – Drejtor i Përgjithshëm i Adora Inxhinering

20 kompanitë e para në vend, thonë se, për të shënuar sukses, biznesi duhet të ndihmohet edhe nga shteti.

“Raportet mes kompanive dhe institucioneve shtetërore duhet të jenë të forta, dhe shteti duhet të vihet në shërbim të sektorit të biznesit, që së bashku, të mund ti kapërcejmë këto kohë të vështira financiare. Megjithëse perspektivat ekonomike nuk janë premtuese, me veprimin e duhur nga të gjithë aktorët në ekonomi, mund të kemi një dritë në fund të tunelit “, tha Konstantinos Daskalakis – Drejtori i Përgjithshëm i “Feni”-t

Këtë vit, me fitimin më të madh prej 100 milion eurosh është Telekomi; pas tij vjen “Kameni Most Telekom” me 57 milion euro. T-Mobile renditet i treti me 55 milionë euro fitim. 46 milionë euro fitim ka edhe miniera “Sasa”, ndërsa M-6 që posedon kantinën “Tikvesh” ka fituar 28.4 milion euro./alsat-m/

Lajme të ngjashme

Back to top button