Filmi i shkurtër shqip ‘Të ruajsh malin’ më i miri në Norvegji (VIDEO)

Filmi i shkurtër “Të ruajsh malin” (To guard a mountain) nga regjisori Izer Aliu ka fituar çmimin e parë në Norvegji në kategorinë e filmave më të mirë të shkurtër në edicionin e 13 të Festivalit Internacional të filmit në qytetin Bergen.

Filmi është xhiruar në fshatin Radushë, rrethina e Shkupit, nga dhe vjen Aliu me diplomë nga shkolla e filmit The Norwegian Film School, ndërsa luajnë aktorët shqiptarë Besim Murtezani , Altin Axhani dhe Burhan Amiti.

Besim Murtezani paraqitet në rolin e Isës, një djalosh 12 vjeçar i cili ka vetëm një dëshirë, që babai i tij (Burhan Amiti) ta shohë atë si burrë. Kur Isa e humb delen e shtëpisë, ai duhet t’i dëgjojë urdhrat e babait dhe vëllait të tij për ta gjetur atë..

Produksioni është i përbashkët: VEDA Films nga Shkupi dhe Shkolla e filmit të Norvegjisë në Lillehammer ndërsa në ekipe kanë qenë maqedonas, norvegjezë si dhe të tjerë. Ndihmës regjisor është Elena Stanisheva kurse filmi ka marrë përkrahjen e Fondit të Filmit në Maqedoni.

Ky është festivali i katërt me radhë në Norvegji ku filmi “Të ruajsh malin” korr suksesin e radhës!

Fotografitë e tjera nga xhirimi mund ti gjeni në Facebook Page të filmit.

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button