Dikur kundër, tani pro modelit gjerman

Pranimi i modelit të marrëdhënieve ndërmjet dy Gjermanive për raportet me Serbinë, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ketë dy qëndrime të kundërta për të njëjtin model brenda më pak se dy vitesh. Modeli që ka mundësuar funksionimin e dy vendeve pa pasur njohje reciproke është kundërshtuar fuqishëm nga kjo qeveri, njëjtë sikur që është kundërshtuar edhe ideja se do të ketë dialog politik, atëherë kur në Bruksel po zhvillohej dialogu teknik, në maj të vitit 2011.

Dialogu politik ka filluar më 19 tetor të këtij viti, ndërkaq që ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe zëvendëskryeministri Kuçi, kanë dhënë shenjat e para të pranimit edhe të modelit të dy Gjermanive, nëse i njëjti mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Në 21 maj të vitit 2011 ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, kishte vendosur që nëpërmjet një prononcimi në “Kohën Ditore” të kundërshtonte presidentin e atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiq. Njeriu që udhëhiqte shtetin serb që me Kosovën kishte nisur një dialog për çështje teknike, kishte thënë se një nga zgjidhjet për raportet Kosovë- Serbi mund të jetë modeli i marrëdhënieve gjermano-gjermane.

Lajme të ngjashme

Back to top button