Shenja e horoskopit dhe shtrati

Shenja e horoskopit ndonjëherë mund të ndikojë edhe në karakterin dhe sjelljen tuaj në krevat. Më poshtë ua paraqesim karakteristikat kryesore të të gjitha shenjave, kur është në pyetje dashuria.

Dashi: Një shenjë shumë e qëndrueshme dhe me një apetit të madh intim Te kjo shenjë dominon pasioni por edhe impulsiviteti.

Demi: Bëhet fjalë për shenjë e cila kënaqet shumë gjatë marrëdhënies di si të tërheq dhe të kënaqet. Zakonisht personat që i përkasin kësaj shenje janë shumë joshës dhe romantikë, si dhe gjentil. Prapëseprapë,  mund të kërkojnë shumë dhe të mos kënaqen me pak.

Binjakët: Personat e kësaj shenje janë shumë të gjallë, aktiv dhe kureshtarë që në shikim të parë duken sikur persona që kurrë nuk do të mund të bëhen rehat. Kanë aftësi joshëse dhe një fantazi shumë të bujshme intime të cilën çdoherë mundohen ta praktikojnë.

Gaforrja: Falë emocioneve të sinqerta, butësisë dhe shpirtit romantik ka aftësi shumë të madhe joshëse. Gaforret zakonisht kanë fantazi dhe dinë si të kënaqin në mënyra të ndryshme.

Luani: Personat e kësaj shenje janë zakonisht maço dhe posedojnë shumë pasion dhe dashuri. Duan të jenë çdoherë më të mirët dhe ky është preokupimi i tyre më i madh. Janë të dashur romantikë, krenarë dhe me shumë pasion.

Virgjëresha: Këta persona janë të rezervuar dhe të qetë, me qëllim që t’i kontrollojnë emocionet dhe pasionet. Por, në qoftë se ana tjetër tregohet më e kuptimshme dhe më e sinqertë, atëherë mund të lirohet më shumë.

Peshorja: Kjo shenjë është një romancier i vërtetë dhe që lehtë shqetësohet nga gjërat e mira. Di si të ofrojë një kombinim të përkryer me butësi dhe kënaqësi.

Akrepi: Bëhet fjalë për persona për të cilët përfitimi i dashurisë është tejet i rëndësishëm. Ata kanë nevojë për të dominuar dhe do të bëjnë çdo gjë të mundur për të arritur çmendurinë intime.

Shigjetari: Kjo shenjë është shumë energjetike dhe shpejt përshtatet me çdo situatë të re. Mund të duket qesharake dhe argëtuese dhe falë kësaj arrin shpejtë të përfitojë nga partneri. Te kjo shenjë nuk ekziston fjala nuk mundem dhe nuk dua!

Bricjapi: Bricjapët janë të durueshëm dhe shumë këmbëngulës në qëllimet e tyre. Edhe pse i shtypin ndjenjat, ata humbin kontroll kur hasin në personin e duhur. Por, duhet ta dini se bricjapët vendosin kritere mjaft të larta në lojën intime me partnerin.

Ujori: Ujorët dinë të pushtojnë me sjelljen e tyre dhe janë shumë inventivë në shtrat. Mund t’ju shtyjë të provoni gjëra për të cilat asnjëherë nuk ju ka shkuar mendja, ndërsa pas marrëdhënieve me këta persona do të ndjeheni shumë mirë.

Peshqit: Personat e kësaj shenje kanë shumë kujdes se si sillen në shtrat, duke qenë shumë gjentilë. Mund t’ju kërkoni çfarë të dëshironin nga ky person, ndërsa ata do ta plotësojnë atë pa problem./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button