Pavarësia e Kosovës e ka përlotur Daçiçin

Më 17 shkurt 2008 kur Kosova e shpalli Pavarësinë, ka qenë një ditë e rëndë për kryeministrin aktual të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se ka qarë atë ditë.

“Hymë në kolonë, ata shkonin për Prishtinë, e unë për Graçanicë. Bori të makinave, flamuj që valëviteshin, e ndërsa ne ngisnim makinën, shoferi nxori dorën nga makina dhe u tregoi tre gishtërinj”.

“Ka qenë një atmosferë jo-elektrizuese, kishte emocione si nga ana ynë, ashtu edhe nga ana e tyre. Kam qarë. Ishte atmosferë shumë e rëndë”, ka treguar Daçiç, ndërsa transmeton Zëri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button