Barcelona humb edhe Adrianon

Kriza e lëndimeve vazhdon të përcjell mbrojtjen e Barcelonës. Adriano ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë në ndeshjen kundër Celta Vigos të shtunën në kuadër të xhiros së dhjetë në La Liga, ka njoftuar gjiganti katalan nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit.

Kjo është hera e dytë që braziliani lëndohet gjatë këtij stinori. Problemi i tij e le në telashe trajnerin Tito Vilanova para duelit kundër Celticut të mërkurën në Ligën e Kampionëve, pasi dyshja Carles Puyol dhe Gerard Pique ende nuk janë të gatshëm për lojë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button