Liverpool, ku mbeti fitorja? (VIDEO)

Liverpooli ka dështuar që të shënojë fitore në shtëpi ndaj Newcastle, në ndeshjen e fundit të ditës së dielë në Ligën Premier që përfundoi me rezultat 1-1.

Ishte kjo ndeshja jubilare për kapitenin legjendar të Liverpoolit, Steven Gerrard, i cili luajti në paraqitjen e 600-të jubilare për klubin nga Anfield.

Sidoqoftë, për Gerrardin gjërat nuk shkuan aq mirë në paraqitjen e tij jubilare.

Ishte Yohan Cabaye ai që kaloi në epërsi mysafirët në fund të pjesës së parë (43’) pas një asistimi të Hatem Ben Arfas. Kështu mbaroi dhe pjesa e parë, ku shumicën e kohës dominoi Liverpooli.

Në pjesën e dytë The Reds u angazhuan edhe më shumë dhe arritën deri te goli me anë të Luis Suarez për 1-1 (67’).

Gjashtë minta pa përfunduar takimi Newcastle mbetet pa Fabricio Coloccinin, por përkundër kësaj, rezultati nuk ndryshoi.

Pas këtij barazimi Liverpooli gjendet në pjesën e poshtme të tabelës me 11 nga 10 ndeshje. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button