Cech i lut tifozët t’ia japin një shans Benitezit

Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka kërkuar nga tifozët që t’ia japin një rast trajnerit të ri Rafa Benitez. Tifozët e Bluve kërkuan largimin e spanjollit që në ndeshjen e parë që ai drejtoi skuadrën, ndërsa shprehën mbështetje për trajnerin e shkarkuar Roberto Di Matteo.

“Zotëri Benitezi ishte trajner i Liverpoolit dhe ne kishim shumë rivalitet me Liverpoolin, prandaj reagimi buron nga aty”.

“Ai është këtu për t’u përpjekur që t’i ndryshojë gjërat dhe të tentojë të na vë në disponim për fitore, prandaj atij duhet t’i jepet rasti”, ka thënë ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button