Turqia bojkoton ceremoninë e ndarjes së nobelit për Peter Handke

Ambasadori i Turqisë në Stockholm, Hakkı Emre Yunt, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi, për shkak të Peter Handke, raporton Anadolu Agency (AA) përcjellë Klan Kosova.

Një tjetër reagim ndaj austriakut Handke, i cili më 10 dhjetor pritet të marrë çmimin e tij nga Mbreti i Suedisë Carl-i i 16-të Gustaf, erdhi nga ambasadori turk në Suedi.

Yunt, në deklaratën për AA, njoftoi se në ceremoni është i ftuar por nuk do të marrë pjesë.

Ndërkohë edhe ambasada e Shqipërisë në Stockholm njoftoi se do të bojkotojë dhe nuk do të marrë pjesë në ceremoni.

Televizioni shtetëror i Suedisë, SVT, rikujtoi se Turqia ka dënuar vendimin për ndarjen e çmimit Peter Handke-s, duke e transmetuar tekstin e publikuar në llogarinë e Ministrisë turke të Mbrojtjes në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button