Burrat me fustana

Jam i vetëdijshëm se ky shkrim mund të keqkuptohet, duke pasur parasysh paragjykimet që çdo njeri i ka në lidhje me këtë temë.

Gjithashtu ky shkrim nuk mund të ndikoj te njerzit të cilët merren shembuj por dua që të ndikojë tek ne këtu pasi duhet të jemi më të mirë për njëri tjetrin. Në mes tjerash, këtu kemi të bëjmë me krahasim, shifra, njerëz, futboll, tifozllëk, fe, Zot dhe moral.

Mbetet që hap pas hapi të shqyrtojmë çdo element nga këto që i përmenda më lart. Zoti i do njerëzit modest dhe ato që ndihmojnë tjerët. Zoti i udhëzon kryelartët të mendojnë se përherë ka dikush më lart se to dhe ju tregon atyre që janë vetiak të mendojnë edhe për tjerët pasi çdo herë ajo që është e tepërt dëmton dhe është mëkat.

Për tu futur direkt në temë duhet të keni parasysh se si burra me fustana emërohen të pasurit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Si vend ku duhet këta të veprojnë e ndihmojnë me investime duhet të jetë Siria, Palestina e shumë vende tjera muslimane në nevojë e jo Anglia, Franca, Italia, Spanja apo edhe Evropa në përgjithësi. Ekipet futbollistike si Malaga, Manchester City apo edhe Paris Saing-Germain sot janë shëndruar në lodra dhe stadiumet e tyre në parqe zbavitëse për burrat me fustana. Përderisa zbavitja e tyre vazhdon muslimanët në Gaza vriten. E kur të kthjellen këto burra territori i Palestinës është gëlltitur nga Izraeli.

Sheiku Mansour nga viti 2008 deri tani ka investuar plot 1 miliard dollar në administrimin e Manchester City në Angli. Nëse flasim për 1 miliard dollar duhet të mendojmë pikërisht popullin musliman në Palestinë, e atyre ju duhet ndihmë materiale, morale dhe ndihmë ushtarake. Me 1 miliard dollar mund të ushqejmë 50 milion njerëz për një ditë (me mëngjes, drekë dhe darkë duke llogaritur që për kokë njeriu të harxhohen 20 dollar që vlersohet si ushqim shumë komod). Të konvertuar në para dhe në popullatë, paratë e sheikut Mansour mund të ushqejnë Palestinën për 1 muaj. Ku është ndienja se ke një vëlla musliman në luftë, pa ushqim dhe të ciliti i vriten fëmijët nga kundërshtari i lashtë i muslimanëve? Si është më mirë për ju, të nderuar burra me fustana të vazhdoni investimin në Angli apo të shpëtoni vëllezërit tuaj në Palestinë ?

Nga ana tjetër, jo më larg se Anglia, në Francë Nasser Al-Khelaifi që ndryshe njihet edhe si president i klubit futbollistik francez Paris Saint-Germain vetëm gjatë nënshkrimit të kontratës për të udhëhequr këtë klub për 4 vite ka paguar 400 milion Euro.

Të paguash 400 milion Euro që të kesh të drejtë më vonë të harxhosh edhe më shumë para duke filluar nga blerja e lojtarëve, 2-3 trajnuesve dhe një staf të tërë do të thotë çmenduri. Si shembull mund të merret Zlatan Ibrahimovic që sot është futbollisti i dytë më i paguar në botë me 14 milion euro përfitim për një vit dhe 2 milion shtesë në formë bonusesh. Sigurisht, pas nënshkrimit të kontratës për 3 vite Ibrahimovic në mes tjerash deklaroi se është i kënaqur me transferimin dhe kontratën.

Me paratë që u pagua blerja e ekipiti 400 milion euro, blerja e Ibrahimovic-it për 20 milion euro ( pa mos i llogaritur një grumbull yjesh të mbëritur në ekip ) dhe kontrata e tijë për 3 vite që shkon në 48 milion euro,sa musliman ose sa njerëz të varfër dhe në nevojë do të ishin të lumtur? 

Si fakt i fundit i cili është krejtësisht kundër humanizmit është edhe ishulli në ujë, ishulli në formë të pallmës. Ky ishull është i ndërtuar nga dora e njeriut dhe sigurisht se gjatë ndërtimit janë harxhuar shumë më shumë të holla sesa harxhimet e sheikut Mansour dhe Nasser Al-Khelaifi sëbashku. Krejt është në rregull përderisa e vlerësojmë vetëm si vepër arhitektësh dhe për këtë ju japim një duartrokitje.

Dua të di se a kanë menduar këta musliman edhe për faktorin më të vlefshëm në këtë ruzull, a kanë menduar se një tërmet mund të zhdukë të gjithë këtë mund? Zoti është vetëm vlerësues i krejt këtyre që bëhen këtu posht tek ne me të drejtë për të shkatërruar të pa drejtët, injorantët dhe dhunuesit. Dënimi i Zotit vjen atëherë kur të janë mbyllur sytë për të pa atë që jeton në mjerim përderisa ti jeton me shumë komoditet, kur të janë mbyllur veshët dhe nuk dëgjon kërkesat e tyre dhe kur të është mbyllur goja atëherë kur duhet të flasësh dhe të veprosh për të mirë, qoftë edhe në minutën e fundit.

Të harxhosh para të cilat i fiton nga të mirat që të ka dhënë Zoti është mëkat. Të keq menaxhosh paranë të cilën e ke fituar nga ari i zi, produkt nga toka e Zotit është gjithashtu mëkat. Të investosh ato në kompani bashkë me të pafetë është tragjedi. Të jesh ti iniciatori që me paratë e tua të bësh një shkas që sot rinia muslimane kudo që ndodhet të luaj bastore dhe të futë veten dhe të afërmit e tyre në problem financiare është fillimi i fundit. Fundi shihet atëherë kur njeriu me profesion futbollist, qenie e Zotit, të jetë figura jote e shahut në fushë betejën e quajtur Etihad, Parc des Princes apo La Rosaleda.

Për ta ndërlidhur temën me vendin ku jemi ne duhet të kemi parasysh vetëm elementin vetëdije. Ne, shumë më të varfër se burrat me fustana e ndihmojmë njëri tjetrin. Këtë e bëjmë nëpërmjet dhënies së zeqatit, e bëjmë përmes dhënies së fitrave apo edhe dhënie e lirë në emër të Zotit. Duhet të mbajmë këtë traditë pasi jemi të një gjaku dhe duhet të ndihmohemi.

Rinia është duke u drejtuar nëpër xhami, ku bie në sy numri i tyre i madh nëpër xhami në faljen xhumasë. Kemi rini të shëndoshë, mbi 60 përqind e tyre sot janë në shkollim të mesëm dhe nëpër univerzitete. Ne duhet të jemi shembuj të së ardhmes dhe përmisim i asaj gjeneratës së kaluar ku regjimi na ka ndaluar edukimin fetar nëpër xhami. 

Përndryshe ne jemi me besim më të fortë në Zot pasi ne kemi shumë sfida të cilat janë në rrugën tonë për të respektuar dhe për zbatuar rregullat e Islamit. Ne nuk kemi pushim nga shteti për Ramazan, nuk kemi pushim nga shteti për festat e Bajramit, nuk kemi edhe shumë të drejtë që në Lindjen e Mesme i kanë për dallim nga ne.

Ne sot jemi duke mbijetuar pasi të ardhurat mujore i kemi shumë minimale por edhe në këtë gjendje gjejmë diçka për të shpërndarë me njerëzit në nevojë. Shteti sot neve nuk na ndërton xhamia, ato i ndërtojmë me mjetet tona. Në këtë gjendje mundohemi të respektojmë rregullat dhe të zbatojmë Islamin me aq vështirësi por gjithçka që e dëshiron me shpirt dhe e bën në emër të Zotit të mundësohet pasi nuk ka forcë më të madhë se besimi në gjëra të cilat të sigurojnë mbarësi dhe drejtësi. Zoti e do drejtësinë, Zoti e do modestinë, Zoti e do ndihmën që duhet të ju jepet atyre në nevojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button