Nisma e shkronjave

Po ecin shkronjat e afabetit
Udhëtojnë nëndhe e mbi te
Përhapen sikur t’ishin vetë fetë
Vijnë e sjellen këtu tek ne
Dhe përthithen ashtu etshëm 
Sikurse shiu i lëshuar nga retë
Kur i bie  tokës së stërzhuritur

Udha e shkronjave ka nismë të hershme
E mbrothur në Pelasgjinë e lashtë
Derdhur nga pellazgët anekënd botës  
Risjellë nga Kadmi në Illyrinë e vjetër
Tek stërgjyshërit e tij, dashtë e padashtë?
Iu dha njerëzisë si shkrim për komunikim
Bekuar nga hyjnitë, dhuratë e salvim
Dhe pollën alfabete, si biçim skelete
Jetesës që rrodhi jashtë sinorit matanë

Mblodhi e mbështolli popuj pas vetes
Ky i joni shkrim, i shenjti parim
Shkronjat i grisnin, ne prapë i ngjisnim
Sa herë në histori nga fillimi nisnim
Sërish rrugëtuam si ylli mëngjesit
Bashkë me ABC-në  mbajtur në gji 
Ngado që shkuam, kudo që vajtëm 
Zemra rrihte vetëm për liri, pa lot  
E patëm ruajtur tonin ALFABET 
Bashkë me veten tonë, me mija vjet 
Nëpër Pellazgji, Iliri, Arbëri, Shqiptari.
Gdhendur në shpirt bashkë me emrin sot.

Lajme të ngjashme

Back to top button