Ambasadori Wohlers hapi trajnim për ndalimin e armëve për shkatërrim masiv

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Paul D. Wohlers sot në hotelin Alexander Palace, zyrtarisht hapi trajnimin për ndalim të armëve për shkatërrim masiv.

Trajnimi për ndalimin e armëve për shkatërim masiv është i finansuar nga Programi për kontroll të eksportit dhe për siguri kufitare (EXBS) në dy seanca në Shkup dhe në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë.

Secila prej seancave do të zgjas nga pesë ditë dhe do të mbahet nga këshilltarë të EXBS-së të cilët janë oficer të mëparshëm të doganës dhe mbrojtjes kufitar (CBP).  Trajnimin do ta ndjekin nëntë polic kufitarë dhe doganier nga Maqedonia dhe nwntw nga Kosova gjatë secilës javë. Qëllimi kryesor i seancave trajnuese është të avansohen mjeshtëritë ndaluese dhe të promovohet bashkëpunim bilateral në mes të policisë kufitare dhe agjencive doganore të Kosovës dhe Maqedonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button