Mjekët mbajnë grevë, pacientët drejtohen në Qendrën klinike

Qendra klinike dhe Klinika për toksikologji prej sot punojnë me përpjekje maksimale pasi mjekët specialistë vendosën që ta ashpërsojnë grevën dhe rrënjësisht ta ulin vëllimin e punës në ambulancat.

Pacientët me intervenime kirurgjike drejtohen në Qendrën urgjente, ndërsa ata me diagnoza internistë trajtohen në Klinikën për toksikologji.

Kjo masë e këshillit grevist që ta radikalizojnë grevën dhe pjesërisht t’i mbyll dyert e ambulancës klinike pas sjelljes injoruese të Ministrisë së Shëndetësisë e cila zgjedh të negocojë me sindiktat alternative, ndërsa mohojnë gjendjen reale të grevës në të cilën u janë bashkuar mbi 90 për qind të mjekëve.

Për shkak të radikalizimit të protestës mbi një mijë pacientë në dit do të riorientohen në Qendrën urgjente dhe në Klinikën për toksikologji. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button