Disa sekrete të meshkujve të cilat ia vlen t’i dimë

Fillimi i një lidhje gjithnjë është i vështirë, pasi duhet të ambientohesh me shumë ndryshime, përfshi këtu edhe qëndrimet dhe sjelljen e partnerit/es.

Ndonëse femrat shprehen se e njohin mjaft mirë bashkëshortin e tyre, duhet të ndërrojnë mendim pasi meshkujt kanë sekretet e tyre, kodet e sjelljes, mënyrën e të vepruarit, pra me pak fjalë janë plot me surpriza dhe jo të gjitha negative.

Në rreshtat e mëposhtëm renditen disa nga sekretet e meshkujve, të cilat femrat duhet t’i dinë para se të hedhin hapin vendimtar, nëse ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

-Meshkujt adhurojnë të ndjehen të rëndësishëm dhe përpiqen me çdo mënyrë për t’u ndjerë të dobishëm në një lidhje.

-Por para së gjithash ata i kushtojnë rëndësi të veçantë pasionit për sportin dhe për të mos humbur ndeshjen e tyre të preferuar ata përpiqen të hanë me nxitim, ose në disa raste edhe të konsumojnë ushqimin përpara televizorit. Në të tilla raste është mirë që gruaja të qëndrojë në dhomën tjetër ose të takohet me shoqet e saj.

-Meshkujt nuk arrijnë të bëjnë shumë gjëra në një moment të vetëm, ashtu sikurse femrat, të cilat në të njëjtën kohë merren me punët e shtëpisë, gatuajnë dhe përkujdesen për fëmijët.

-Asnjëherë nuk duhet harruar dashuria që kanë meshkujt për nënat e tyre. Madje, jo pak meshkuj nënën e tyre e konsiderojnë si idhull, prandaj, duhet të jeni shumë të kujdesshme në këtë aspekt.

-Meshkujt janë konkurrues, në çdo rast ata duan të bëhen pjesë e garës për të qenë më të mirët dhe më të fortët. Si në punë, sport shpesh madje edhe në çift, pjesa më e madhe e meshkujve adhurojnë garat për t’u ndjerë të stimuluar dhe të japin më të mirën e tyre.

-Gjithashtu meshkujt duan të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së bashkëshortes.

-Kohët e sotme shumë meshkuj adhurojnë të gatuajnë dhe të përgatisin pjata të shijshme për familjarët e tyre, ndërkohë që ka edhe nga ata që sapo kthehen në shtëpi ulen përpara televizorit dhe qëndrojnë aty për orë të tëra.

-Një tjetër sekret i meshkujve që femrat duhet ta dinë, është fakti se ata janë të ndjeshëm.
Meshkujt qajnë, ndoshta edhe në fshehtësi, por qajnë, ashtu siç kanë bërë në momentin e lindjes së fëmijës ose në momentin e vënies së unazës së martesës.
Ndaj dhe femrat duhet të tregohen më të kujdesshme ndaj partnerit dhe t’i përkushtojnë më tepër kohë, pasi i kanë përzgjedhur për të jetuar dhe pavarësisht defekteve dhe anëve negative nuk mund të ndryshojnë dot asgjë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button