Pse shqiptarët s’kanë dorë në Ministrinë e Financave?

Që nga ekzistimi i Maqedonisë shtet i pavaur dhe sovran kanë kaluar 21 vite, ndërsa historia e dikasterit të financave njeh vetëm një ministër shqiptarë, edhe atë Xhevdet Hajredini.

Ekspertët e çështjeve ekonomike Velant Ramadani dhe Sami Bislimi, thonë se nuk bëhet fjalë për mungesë kuadrosh shqiptare, por për diskriminim të skajshëm.

‘Edhe pse është evidente se partitë politike shqiptare që nga vitet e para pluraliste deri tani kanë ekzistuar kuadro të mirëfillta dhe njohës të mirë të çështjes financiare por fatkeqsisht deri tani ato poste pothuajse në të gjitha qeveritë dhe mandatet kanë qenë të menaxhuara dhe udhëhequra nga pala maqedonase. Unë mendoj se kjo është një diskriminim i paskrupullt duke pasur në konsideratë se populli shqiptar disponon me emra të njohur të fushës së ekonomisë dhe në veçanti të fushës së financave’ tha Velant Ramadani, profesor i ekonomisë në UEJL.

Në të njejtën vijë është edhe profesori tjetër i ekonomisë në Universitetin FON, Sami Bislimi.

‘Ajo është një dakord politik mes partnerëve të koalicionit. Mendohet se Ministria e Financave ka rolin e vet si ruajtës i parave të një vendi, dhe stukturat politike maqedonase tentojnë çdo herë që të kenë biznes shtetëror sepse aty është arka shtetërore. Edhe ne shqiptarët jemi të këtij vendi, me të drejta të barabarbarta mirëpo duhet të konkurojmë me kuadro profesioniste të afta për të udhëhequr me këtë ministri. Ne nuk themi se nuk kemi kuadro të tilla mirëpo si duket kuadrot e tilla nuk janë të përfshira në rradhën e parë të rangimit për të ardh në shprehje si ministër’ shprehet Bislimi.

Për momentin me Ministrin e Financave udhëheq Zoran Stavreski, ndërsa zëvendës i tij është Nedim Ramizi.

Lajme të ngjashme

Back to top button