Maqedonia ende me rrogat më të ulta në ish-Jugosllavi

Maqedonia ka rrogat më të ulta në ish-Jugosllavi gjatë 3 muajve të fundit me vetëm 342 euro, bëri të ditur gazeta serbe “Novosti”. Kjo shumë është shumë larg mesatares në ish-Jugosllavi e cila është 550 euro.

Kroacia ka dyfish rroga më të larta se Serbia, të cilët gjatë tre muajve arriti deri në nivelin e 730 eurove. Shkaku për këtë është rënia e dinarit serb për shkak të cilës rrogat tek fqiu verior kanë rënë në vetëm 366 euro. Prej vendeve të ish-Jugosllavisë rroga më të larta kanë sllovenët me rreth një mijë euro.

Në Bosnjë rroga mesatare është 450 euro, ndërsa në Mal të Zi 480 euro. Ndryshe, gjatë 22 viteve të fundit që nga shpërbërja e Jugosllavisë, ish republikat jugosllave kanë dallime gjithnjë e më të mëdha lidhur me rrogat.

Sllovenia në vitin 1990 kishte 33 për qind rrogë më të lartë se mesatarja, ndërsa sot ky dallim është 45 për qind. Serbia kishte 2 për qind rrogë më të ulët nga mesatarja jugosllave, ndërsa sot dallimi është mbi 30 për qind. Maqedonia ka rënie më të mëdha në këto 22 vite lidhur me mesataren e rrogave në ish-Jugosllavi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button