Maqedonasit tremben nga Kallashnikovi lodër

Manifestimi qëndror për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe shënimi i Ditës së flamurit kombëtar shqiptar në Shkup kishte tërhequr vë mendjen e shumë mediave vendase të cilët duke mos gjetur asnjë dëshmi provokuese, i lejuan vetes që ta gabojnë dhe të bëhen qesharakë. 

Një djalosh i veshur me veshje kombëtare, i cili në dorë mbante një lodër “kallashnikov të plastikës” iu është dukur disa mediave sikur të ishte një kallashnikov i vërtetë me të cilin ky djalosh po shëtitej nëpër turmën e mijëra shqiptarëve që festonin në Shkup, shkruan Zhurnal. 

Çmenduria më e madhe shkon edhe më larg kur kërkohet publikisht arsyetim pse policia nuk reagoi që ta arrestojë këtë të ri për shkak të mbajtjes së armëve pa leje.

Gjithashtu, mediat maqedonase janë ankuar se pse nuk kishte një përkthim në gjuhën maqedonase, shkruan “Kanal5” duke harruar se asnjë manifestim etnik i maqedonasve nuk ka pasur ndonjëherë një përkthim në gjuhën shqipe për mediat shqiptare

Lajme të ngjashme

Back to top button