Mashtrim i rëndë 15.000 euro në Shkup

I.N (48) nga Shkupi ka përfunduar prapa hekurave për mashtrim të rëndë prej 15.000 eurove, lajmëroi MPB. I dyshuari ka falsifikuar marrëveshje për shitjen e një lokali dhe garazhe dhe ia ka dorëzuar një tjetër qytetari të Shkupit i cili e ka paguar mashtruesin.

Sipas policisë, I.N ka qenë mbikëqyrës në një firmë e cila ka kryer shërbime të ndërtimtarisë në një objekt ndërtimor, i cili është në lokacionin e njëjtë me shtëpinë e prindërve të të mashtruarit. Ashtu që mashtruesi ka pasur kontakte të përditshme me ata, dhe kështu ka fituar besimin e tyre. Mashtruesi atëherë ka bindur të dëmtuarin se mund të blejë hapësirë prej 15 kuadrateve dhe hapësirë për garazh prej 16 metrave në po të njëjtin objekt vetëm për 18.000 euro. Që të ketë sukses në mashtrim, ai ka falsifikuar një marrëveshje për shitblerje, pas së cilës i dëmtuari i ka paguar 15.000 euro kesh. Pasi që e ka hetuar se është i mashtruar, qytetari naiv e ka lajmëruar rastin në polici.

Nga hetimet është konfirmuar se I.N. se në të njëjtën kohë ka keqpërdorur të dhëna personale të një individi tjetër, në emër të cilit ka hapur e-adresë, nga ku i dërgonte porosi një kushëririt të afërt të të mashtruarit, të cilit i ka premtuar se do i ndihmojë të punësohet në institucion financiar.

Policia kundër I.N. ka dorëzuar kallëzim penal për mashtrim, për falsifikim si dhe për keqpërdorim të të dhënave personale. Gjykata hetuese i ka përcaktuar mashtruesit 30 ditë paraburgim.

Lajme të ngjashme

Back to top button