Tërmet në Resnjë

Tërmet me intensitet prej III dhe IV shkallë sipas Shkallës makroseizmike evropiane është regjistruar të dielën mbrëma në rajonin e Prespës, kumtoi Observatoriumi seizmologjik.

Aparatet e Observatoriumit seizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup në ora 21 e 19 minuta regjistruan tërmet me epiqendër 120 kilometra në jug të Shkupit, i cili vjen nga rajoni epiqendror prespan, thuhet në kumtesën.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Resnjë dhe rrethinë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button