28 nëntori – Dita e Flamurit

Nga nëntori në nëntor, nga beteja në betejë për lirinë e ILIRISË. Kështu flasin dëshmitë në mbarë gjeografinë që na pagëzoi me emrin e tokës së shqipes dy krenare.

Thonë se ngjyra e kuqe është ngjyrë dashurie. Kjo dashuri është më e madhe në nëntor, nëntorin e pavarësisë së shtetit shqiptarë. Dashuri për të gjithë shqiptarët kudo që janë: në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Preshevë e Maqedoni.

I kuq është gjaku i derdhur për liri, për jetë më të mirë e më të lumtur të një populli.I kuq është flamuri që valëvitet në këto anë e në këto troje. Sot si dje është krenari të jesh shqiptarë. Sot ky popull është ngritur lartë, lartë atje ku e meriton, ashtu siç ngjitet shqiponja në male, ashtu siç ngjitet në lartësi me krenari, ashtu siç ngjitet shqipja në flamur.Dhe sot, shikimet e shqipes dy krenare në shenjë kujtimi kur trojet e arbërit ishin tokë e lirë dhe thirreshin-ILIRI, kur flamuri valëvitej krenar dhe kur arbërorët zotëronin qytetërimet që sot gjallërojnë nën pluhurin e heshtjes së frikës të të ashtuquajturit qytetërim perëndimor dhe nëpër shekuj nga beteja në betejë kur trimat e shqipes e valëvitën po atë flamur me shikimet e shqiponjës.

Zëri shqiptarë është shumë i fuqishëm,i skalitur me përpjekje shekullore dhe me luftra shekullore kundër zgjedhës së huaj,për të mbajtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptarë.Me 28 nëntor 1912 ky zë u dëgjua në Vlorën heroike e legjendare.

Kur Perandoria Osmane po shembej shumë patriotë shqiptarë në krye me Ismail Qemalin u kthyen në ATDHE për të mbajtur Mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sëbashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme dhe të Kosovës me 25 nëntor  arriti në  Vlorë për të vendosur shpalljen e pavarësisë.

Në ndërkohë, ushtria sërbe po përparonte drejt tokave shqiptare,prandaj rrethet patriotike të Elbasanit,Tiranës,Durrësit,Kavajës,të Pelqinit e Lushnjës ngritën Flamurin para se të mbahej Kuvendi i Vlorës.

Me 28 nëntor 1912 pa arritur përfaqësuesit e të gjithë krahinave u hap Kuvendi I Vlorës dhe kryetarë u zgjodh Ismail Qemali e sekretarë Luigj Gurakuqi dhe shpallën Pavarësinë e Shqipërisë së sotme. Aktin historik e nënshkruan të gjithë delegatët, kurse jashta ndërtesës ishte mbledhur një lum i tërë njerëzish për të dhënë përkrahje force, jetë e për të festuar njëkohësisht, masës iu drejtua plaku Vlonjat Ismail Qemali, kurse një vajzë e bukur me zemër patriotike, me emrin Marigona kishte qëndisur flamurin KUQ E ZI që me dorën e vet ia dorëzoi të madhit Ismail.

Pra,me 28 nëntor 1912 populli shqiptarë i  dha FUND sundimit pesëshekullor osman. I dha fund gllabërimit të mëtejmë të tokave tona si nga turqit, ashtu edhe nga grekët, sërbët e pushtuesit tjerë.

Populli im nuk e duron rrobërinë. Ai është popull ILIR dhe si I tillë dëshiron të jetojë. ILIR(i lirë) u lind nga ZOTI dhe ILIR(i lirë) frymon gjithkund, ndër DAMARË, në VENË, në SHPIRT, në GJEN.

Shkrimtari ynë i madh Faik Konica thotë: “LIRIA është e  DREJTA e kujdo të besojë atë që i pëlqen, të flasë atë që ndjen në zemër, të shkruajë atë që mendon dhe të veprojë si t’i vijë më mirë, mjafton mos i bëjë dëm kurrkujt.”

Ato që do të tentojnë ta shuajnë këtë të DREJTË,do t’i mbulojë zia e zezë si shqipja,do ti mbulojë gjaku i kuq si pëlhura e flamurit.

Rroftë 28 NËNTORI ! Mos na e prekni FLAMURIN-mos mohoni PAVARËSINË sepse amanet e kemi nga i madhi Ismail Qemali kur thotë:  “ Djemtë e mij,nuk bëra pasuri t’ia lija tashëgim Shqipërisë – po ju lë një ATDHE – AMANET – Lamtumirë. “

Kush është më e lartë se lartësia ? – LIRIA
Kush është më e madhe se madhësia ? – PAVARËSIA
Kush është më krenare se krenaria ? – SHQIPTARIA

Urime 100 vjetori i 28 Nëntorit – ditës së flamurit,atë që e përdori I madhi SKËNDËRBE,atë që e valoi Ismail Qemali.                                                                                                                                   

Tirana Ameti

Lajme të ngjashme

Back to top button