Vetëm në Kinë, godinë në mes të autostradës

Një ndërtesë e vetme qëndron në mes të një autostrade të ndërtuar në Kinë pasi një çift të moshuarish kanë refuzuar që të zhvendosen prej aty.

Luo Baogen dhe gruaja e tij insistojnë se ndërtesa gjysëm e shkatërruar në qytetin Wenling vlen më shumë se kompensimi që ofron qeveria për ta. Tani godina pesëkatëshe ka mbetur krejt çuditshëm në mes të rrugës.

Në Kinë më përpara ndërtesat privatizoheshin nga shteti krejt kollaj, por tani ligjet e reja e kanë bërë shumë të vështirë prishjen e ndërtimeve ose marrjen e pronës së tjetrit, pa një marrëveshje./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button