(Video) NBA: Allen hero në fitoren e Heat

Miami Heat ka arritur të realizojë një rikthim sensacional në shtëpi ndaj Cleveland Cavaliers duke mposhtur këta të fundit me rezultat shumë të ngushtë 110-108.

Heat, që ishin 11 pikë në disavantazh pas pjesës së parë dhe shtatë pikë disavantazh me dy minuta të mbetura në gjithë takimin, në fund arritën të fitojnë falë heroizmave të Ray Allen i cili shënoi shtatë pikë në minutat e mbetura për serinë prej 10-3 dhe fitoren në këtë takim.

LeBron James ishte më i miri për Heat me 30 pikë, përderisa Chris Bosh shënoi 23 pikë dhe Dwayne Wade 18 pikë. Por, ishte Allen ai që u konsiderua heroi i vërtetë me treshen e realizuar për fitore 18.2 sekonda pa mbaruar takimi.

Miami Heat këtë sezon në NBA nuk ka asnjë humbje në shtëpi dhe ndeshja ndaj Cavaliers e dëshmon statusin e tyre si favorit për ta fituar këtë sezon titullin në NBA bashkë me LA Lakers. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button