Kujtesa jote brenda meje

Kujtesa jote brënda meje është vetëm
një zhaurimë e lehtë prej biçikletash
që qetësisht shkojnë atje ku
maja e orëve të mbasdites fundoset
në më të flaktin perëndim
midis kangjellave dhe shtëpive
dhe tatëposhtave mbushur psherëtima
nga dritare të rihapura në verë.

Brënda vetes këmbëngul vetëm
një e qarë e largët trenash,
shpirtrash që zhduken.
Dhe atje e lehtë, më e lehtë fluturon,
humbet në errësirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button