Milani huazon Paton

Skuadra e Milanit edhe zyrtarisht do ta marrë në konsideratë huazimin e sulmuesit brazilian Alexandre Pato në afatin kalimtar të janarit, shkruajnë mediumet italiane, tranemton KD. 

E ardhmja e Patos te Milani është në dyshim, pasi agjenti i tij ka paralajmëruar bisedime me klubin në fillim të javës së ardhshme. Lëndimet e shpeshta të Patos kanë bërë që forma dhe çmimi i brazilianit të bjerë dukshëm, gjë që ka shqetësuar në masë të madhe krerët e Milanit. 

Ai ditë më parë deklaroi se nuk është i kënaqur me minutazhën që ka këtë edicion, kurse do të mungojë në derbin e Serie A kundër Juventusit të dielën mbrëma, që luhet në stadiumin “San Siro”.

Lajme të ngjashme

Back to top button