Hapet turneu “Kupa e Flamurit”

Mbrëmë në sallën e sporteve të shkollës së mesme të mjekësisë, ndërmjet dy ndeshjeve të ditës së parë, është bërë hapja solemne e turneut të volejbollit “Kupa e Flamurit”, në të cilin marrin pjesë ekipet e volejbollit, “Shkëndija” nga Tetova, “Liria” nga Zherovjani, “Elbasani” nga Shqipëria dhe “Theranda” nga Kosova.

“Turneu i volejbollit “Kupa e Flamurit” bashkon në një frymë sportive ekipet shqiptare dhe shpërndanë mesazhin e bashkëpunimit dhe të fuqizimit të sportit shqiptar, si një aspekt tepër i rëndësishëm i bashkëpunimeve tjera të shumta të hapësirave tona”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti, gjatë hapjes së turneut.Sipas tij, turneu “Kupa e Flamurit”, në formën më të mirë shënon 100 vjetorin e pavarësisë duke hapur rrugën e njohjes, të kultivimit dhe të komunikimit të vlerave sportive brenda nesh.

Komuna e Tetovës, tha kryetari Bexheti, gjithnjë iu ka kushtuar një kujdes të veçantë vlerave sportive dhe bashkëpunimeve brenda shqiptare, duke i mbështetur ato dhe duke nxitur ngjarje që janë në këtë frymë.

“Do të vazhdojmë edhe më tej të mbështesim ngjarjet e këtilla, të cilat realisht afirmojnë sportin edhe tek gjeneratat më të reja.

Uroj që kjo ngjarje sportive mbarëshqiptare të reflektojë dhe kultivojë edhe në të ardhmen bashkëpunimin në fushën e sportit”, tha ai.

“Kupa e Flamurit” mbahet në kuadër të projektit “100 vjet pa Shqipërinë” për kremtimin e njëqindvjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button