Shpërthimi në shtrat, ja se çfarë të hani!

Ushqimi dhe marrëdhënia dy nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, kanë qenë gjithmonë në mënyrë të pazgjidhshme të lidhur me njëri-tjetrin. Në fakt, shpesh ne e pyesim veten nëse ekziston një dietë e vërtetë që mund të përmirësojë performancën tonë intime. Përgjigja është, padyshim që po.

Nuk bëhet fjalë për një ushqim në fakt, por për disa përzierje të tyre, të cilët së bashku, kanë një efekt pozitiv në jetën intime dhe rrjedhimisht, edhe në atë sociale dhe humorin tonë të mirë.

Kujtojmë se ndër ushqimet që përmbajnë substanca kimike që stimulojnë dëshirën tonë, janë patjetër të gjithë ato që përfshihen në familjen e madhe të detit. Por kryesisht midhjet dhe karkalecat. Janë afrozodiakë të vërtetë.

Sikundër, në tryezën tonë, nuk duhet të mundojnë as sardelet, apo të gjitha prodhimet e peshkut, të cilat në fakt, përmbajnë proteinën Omega 3, një substancë kjo që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e bën lëkurën tonë më të ndjeshme. Përbërësit themelorë për një aktivitet të kënaqshëm intim.

Pas ngrënies? Mos harroni të përtypni gjithmonë çokollatë,  e cila rrit nivelet e serotoninit në trup, një hormon i dobishëm për mirëqenien tonë, për pasojë edhe për kënaqësinë tonë në shtrat.

Sa për erëzat, duhet ditur se kanella dhe piperi i bardhë, e shfaqin këtë efekt më shumë se të tjerat.

Ndërkaq, nëse duam që ta shtojmë aktivitetin tonë intim, si ushqim përforcues, në dietën tonë duhet të përfshijmë edhe të tilla dobishme për t’i dhënë energjinë e duhur trupit tonë.

Veçanërisht, të dobishme në këtë drejtim janë makaronat dhe buka, të përbëra nga karbohidrate lehtësisht të tretshme, mishi i kuq dhe vezët, të pasura në hekur dhe zink, si edhe mishi i pulës, ashtu qumështi dhe kosi, të cilët veprojnë si dy energjikë në shtrat.

Në fund? Para se të bëni dashuri, nuk duhet të humbisni rastin e një filxhani qumësht me mjaltë.
Ai stimulon prodhimin e testosteronit, aleatit më të madh për një jetë aktive dhe të kënaqshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button