Spikerët japin dorëheqje para kamerave (VIDEO)

Prezantuesit e lajmeve të televizionit lokal nga Bangori i SHBA-ve, kanë tronditur shikuesit para kamerave kur kanë thënë se japin dorëheqje. Deklarata e tyre ka tronditur edhe punonjësit pas kamerave.

Të martën në mbrëmje, në fund të emisionit informativ, spikerët në Bangor, Cindy Michaels dhe Tony Consiglio, para kamerave kanë thënë se kjo është hera e fundit që punojnë për shtëpinë televizive WVII.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, ne kemi vendosur që largimi i përbashkët është hapi i mirë që mund të marrim”, kanë thënë ata.

Për mediat tjera lokale ata kanë thënë se e kanë marrë këtë vendim për shkak të mosmarrëveshjeve me menaxhmentin e televizionit. /Telegrafi/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button