Intervistë me shkrimtarin shqiptar Zija Çela

Portalb gjatë vizitës së Panairit të 15 ndërkombëtar të librit që u mbajt nga 14 deri 18 nëntor në Tiranë, intervistoi shkrimtarin shqiptar Zija Çela.

Zija Çela u lind në vitin 1946 në Shkodër. Studioi gjuhën dhe letërsin shqipe në Universitetin e Tiranës.

Ditën e tretë të Panairit të librit në Tiranë, Çela promovoi dy vëllime me tregime dhe novela.

Portalb: Promovuat dy vëllime sot, mund të na thonë për cilat bëhet fjalë?

Zija Çela: Vëllimi i parë titullohet ‘Pika drite në eklips’, i takon krijimtarisë sime, para vitit 19.Vëllimi i dytë ka tregime dhe novela me titullin ‘Buza kuqe dhe gjaku i artë’ ka tregime dhe novela pas vitit 19.

Portalb: Çfarë trajtoni në këto dy vëllime?

Zija Çela: Preokupimi im ka qenë tu përgjigjem dy pyetjeve, në vëllimin e parë liria nuk ekzistonte jashtë, por sa ka ekzistuar brenda meje dhe në këtë kuptim të gjitha linden që janë përfshirë në këtë libër. Përvoja ime tregon se unë nuk dëshiroj të preki përmbajtjen dhe strukturën e teksteve dhe kam ndjekur këtë rrugë.

Në vëllimin e dytë i jam përgjigjur pyetjes, liria ekziston tash më pas vitit 19 por sa e gëzojë unë lirinë krijuese, prandaj kam përfshirë atë krijimtari që e kam shkruar në kushte të reja që u arritën pas atij viti.

Në qoftë se me këto dy libra që janë 800 faqe i marr si dy valixhe, dhe do të më duhet që me këto dy valixhe në dorë të ndalesha në një doganë dhe do më bëhej pyetja ‘A keni gjë për të më deklaruar?’ unë do të përgjigjesha shumë shkurt, asgjë veç sinqeritetit tim.

Portalb: Cila është përshtypja juaj nga Panairi i sivjetmë i librit?

Zija Çela:Përshtypja ime është se panairi ka një fuqi kaq tërheqëse sa shumë rralle vijnë kaq shumë njerëz tek libri, dhe disa mendojnë se jo të gjithë blejnë libra, e para s’është e thënë që të gjithë të blejnë libra, por edukimi për leximin fillon nga syri, shoh mosha të reja këtu, dhe të shohin me sy, dhe prej këtu fillon ngopja nga brenda, ndryshimi shpirtëror, kaq shumë tituj dhe ky është një shërbim i madh që i bën panairi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button