Lazio-Tottenham, përgjaket Roma

Ka nisur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme sfida e sotme e Europa League mes Lazios dhe Tottenham Hotspurs. Dje, gjatë orëve të mbrëmjes, pas një përleshje në një prej pubeve të kryeqytetit italian, kanë mbetr të plagosur 7 ultras anglezë një prej të cilëve në gjëndje të rëndë për jetën.

Policia e Romës ka shoqëruar në komisariat 14 huliganë të Lazios dhe “Gjelave” të Londrës për ti marrë në pyetje për ngjarjen por ende nuk ka të dyshuar konkretë. Sipas hetimeve të para, rreth 20 persona që mbanin në kokë kaska motori dhe të pajisur me shkopa bejzbolli e thika kanë hyrë në një “pub”, ku prej orësh qëndronin një grup tifozësh anglezë. 

Dëshmitarë në lokalin e natës bëjnë të ditur se personat e maskuar kanë nisur menjëherë të godasin me mjetet e forta që kishin me vete, duke terrorizuar edhe klientët e tjerë të pranishëm. 

Interesant është edhe deklarata e presidentit lacial, Claudio Lotito, i cili është shprehur se ngjarja nuk ka ndodhur nga tifozë të Lazios dhe se do të ketë surpriza.

Kuestura e Romës ka shtuar masat e sigurisë pasi të dy tifozeritë njihen për aktet e tyre vandale dhe të dhunshme, sidomos ata lacialë.

Lazio – Tottenham është e vlefshme për Grupin J të Europa League ku italianët kryesojnë me 8 pikë, Tottenham 6, Maribor 4 dhe Panathinaikos 2 pikë. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button