Gjermania me reputacion më të mirë në Botë

Gjermania gëzon reputacionin më të mirë në botë, e pasuar nga Kanadaja, Suedia dhe Zvicra, sipas rezultateve të një studimi të “National Goodwill Observer”, të cilën e ka botuar e përditshmja franceze “Le Monde”.

Zvicra dhe Kanadaja janë karakterizuar si vendet më të mira për të jetuar ndërsa në vendin e tretë është Suedia, kurse Franca e teta e Italia zë vendin e 14-të.

Në lidhje me stabilitetin ekonomik, Gjermania ka marrë rezultatin më të lartë, e cila pasohet nga Zvicra dhe e treta, Kanadaja kurse Franca në vendin e 10-të pas Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe përpara Brazilit e Koresë së Jugut.

Suedia ka nota të larta për cilësinë e jetës, përpara Zvicrës dhe Kanadasë, vlerëson raporti. Studimi është hartuar në bazë të një studimi të kryer nga instituti “Harris Interactive” dhe u ndihmua nga rreth një mijë krerë të kompanive dhe institucioneve ekonomike si dhe disa ekspertëve ndërkombëtar, raporton Koha.

Disa vende kanë një imazh më të mirë në botë se sa ato e meritojnë në bazë të kritereve të objektivave, të tilla si Brazili, Argjentina dhe India, ndërkohë që e kundërta është me rastin e SHBA-së, Koresë së Jugut, Meksika dhe Arabia Saudite. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button