Pensionohet Mr. Bean

Duket se adhuruesit e Mr. Bean do të duhet që dashurinë e tyre për këtë personazh humoristik do t’iu duhet ta kërkojnë diku tjetër, sepse Rowan Atkinson ka paralajmëruar se po planifikon që këtë personazh ta pensionojë.

“Gjërat që për mua ishin komercialisht të suksesshme, si loja fizike dhe ‘marrëzitë’ e ndryshme, nuk mund t’i bëjë më”, sqaroi Atkinson për ‘Daily Telegraph’s Review’.

“Përveç faktit që me kalimin e viteve dobësohen edhe aftësitë fizike, mendoj se është e dhimbshme që dikush që është në të 50’at e tij të sillet si një fëmijë. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm për këtë”, shtoi ai.

M. Bean, personazhi i krijuar nga Atkinson gjatë kohës së magjistraturës në Oxford University, debutoi në serialin televiziv me 14 episode që u shfaq në periudhën 1990-1995.

Mr. Bean ishte edhe yll i serialit të animuar me të njëjtin emër (që u shfaq nga 2002 deri më 2004), dhe i dy filmave artistik: “Bean” (1997) dhe “Mr. Bean’s Holiday” (2007).

Atkinson sqaroi se ishte pikërisht personazhi i klounit zemërbutë ai që gjatë karrierës e pamundësoi të fitonte role më serioze.

Atkinson shpreson që edh të tjerët tash e tutje do ta shohin më ndryshe, meqë tashmë ka filluar të punojë në një “rol serioz”, respektivisht në shfaqjen “Quartermaine’s Terms”, të autorit Simon Gary, e cila pritet të jepet në teatrin londinez West End.

Lajme të ngjashme

Back to top button