‘Nuk rri dot me të, nuk rri dot pa të’

Imazhi për veten tek adoleshentët; sa intimë dhe të hapur janë. Si e përjetojnë botën e brendshme shpirtërore në kaosin e jetës së përditshme dhe çmendurisë së moshës që ata jetojnë?

Tashmë zgjedhjet individuale janë bërë kolektive, adoleshentët vendosin të bëjnë një zgjedhje, sepse ajo është e modës dhe e bëjnë të gjithë. Individi dhe dëshirat e tij gjenden përballë një udhëkryqi dhe dilemave të pafundme. Hezitimi si ndjesi e shoqëron adoleshenten vetëm për pak kohë. Kureshtja për të zbuluar të mistershmen mbërthen nën ethet e veta, duke e bërë atë pjesë të palogjikshmes dhe humbjes së vetvetes.

Si e përjetojnë adoleshentët botën e brendshme shpirtërore në kaosin e jetës së përditshme dhe çmendurisë së moshës që ata jetojnë?

Kush prej nesh nuk ka qenë ndonjëherë në një fazë dilemash, ka kërkuar një shpjegim, një përgjigje. Mes një morie pyetjesh dhe idesh që vërshojnë në kokë, kemi gjetur si zgjidhje alternativë, njerëz si ne. Në naivitetin tonë kemi justifikuar zgjedhjen e bërë me postulatin se edhe shoqja ime po të ishte në vendin tim kështu do të kishte vepruar. Një tjetër zgjidhje do të ishte: kur e bëjnë të gjithë, pse të mos e bëjë edhe unë.

Atëherë duket se gjithë ajo mjegull që kishte kapluar mendjen dhe trurin tonë, venitet duke pasqyruar atë pjesë të vetvetes që as ne nuk e kishim njohur kurrë më parë. Tashmë zgjedhjet individuale janë bërë kolektive, adoleshentet vendosin të bëjnë një zgjedhje, sepse ajo është e modës dhe e bëjnë të gjithë.

Mëso të duash në fillim veten dhe pastaj të tjerët
Një postulat domethënës, por ama shumë i bukur për të qenë i vërtetë lidhur me gjininë femërore. Gjithmonë e më shumë po mbizotëron një paradoks i madh për sa i takon mënyrës së tërheqjes intime tek femrat. Nuk mund të mos harrohet edhe zhargoni i zakonshëm “mendjelehta”, të cilin vajzat e reja e mbajnë si të vulosur në ballë. Por cili është shkaktari kryesor i këtij paragjykimi?

Sociologët shprehen se dëshira e ethshme për t’u dashuruar dhe për të kryer marrëdhënie seksuale tek femrat bëhet një burim i madh konfliktesh. Karl Jungu, një nga nxënësit e parë dhe më të suksesshëm të Zigmund Frojdit, ka përpunuar një teori mjaft interesante si për intimitetin e meshkujve, edhe të femrave. Për këto të fundit ai identifikonte me termin e bukur animus imazhin që kanë femrat për përvojën intime të mashkullit, ndërsa anima për palën tjetër. Sipas tij, duket se femrat lindin me këtë imazh, që do të thotë se ato me kalimin e viteve e përsosin kërkesën e tyre për mashkullin ideal. Pra, krejt natyrshëm ashtu si dhe meshkujt ato përpiqen të bëjnë për vete djaloshin e zemrës.

Kohët e fundit në fjalorin e vajzave të reja, si rrjedhojë edhe e ndikimit të madh prej medieve, kanë zënë peshë të veçantë termat “ky është tipi im dhe ky nuk është tipi im”. Në momentin që sapo janë ulur në bankat e shkollës së mesme, vajzat mësojnë se si të shohin ngultas meshkujt që vërdallosen përreth, qofshin bashkëmoshatarë apo më të mëdhenj se ato”, -shprehet ai. Një ditë kur ato të rriten, do të fillojnë dilemat e para që do të thonë, “dua të lidhem me një djalë dhe nuk dua të lidhem me asnjë.

Sipas psikologjisë bashkëkohore edhe për “maratonën” e gjatë të marrëdhënieve intime ekzistojnë disa etapa, të cilat siç lindin, ashtu shuhen. Prandaj këto vajza të reja njësoj si kur të rriten do të provojnë fazën e tërheqjes ndaj mashkullit që pëlqejnë, ku emocionet dhe rrahjet e zemrës do të jenë të mëdha. Më pas i vjen radha kënaqësisë dhe ato e ndiejnë veten si në qiellin e shtatë përkrah partnerëve të tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button