Femrat më nuk i shikojnë meshkujt, ja se nga çfarë mahniten ato!

Femrat shikojnë femrat e tjera më me kujdes dhe detaje sesa meshkujt, të cilët kënaqen me shikimin në pjesën e preferuar të trupit femëror.

Femrat më shumë shikojnë femrat e tjera sesa meshkujt, sepse duhet të shikojnë se çfarë ka veshur konkurrenca, si ju duken flokët, nëse janë mjaft të dobëta ose kanë celulit të dukshëm, janë rezultatet e hulumtimit të ri.

Rrjedhja normale e mendimeve femërore shkon pikërisht në drejtimin e të menduarit se ku i kanë blerë ato këpucë ose çantën, nëse kanë pasur operacion plastik, te cili floktar kanë qenë dhe çka u ka blerë mashkulli i tyre.

Në testim kanë marrë pjesë 2 mijë femra, nga të cilat gjysma kanë deklaruar që kanë kënaqësi të krahasojnë veten me fermat e tjera, por kjo nuk do të thotë që janë të këqija.

Nuk është as çudi që 80 për qind e femrave kanë deklaruar që më së shumti kanë qejf të vlerësojnë femrat e tjera në plazh, ndërsa madje një e treta e tyre më shumë admiron femrat që duken bukur sesa meshkujt, dhe pikërisht vetëm për arsyen që mund të krahasohen me to.

Femrat tek femrat e tjera më së shumti vërejnë rrobat, pastaj vijojnë flokët dhe teni dhe pas kësaj pamja e përgjithshme fizike, hedhin sytë në celulit, ngjyrën e flokëve, madhësinë e gjinjve, dhe pastaj koncentrohen tek këpucët dhe çanta, që në fund të masin kualitetin e dekoltesë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button