Madonna e tepron me zh(veshjen) e saj në skenë (FOTO)

Madonna ka qenë këngëtarja e parë e cila rrezikoi duke dalë para publikut me veshje shumë ekstravagante dhe artiste si Lady Gaga, Katy Perry, Nicki Minaj apo Kesha kanë ndjekur hapat e saj. 

Madonna ka qenë e para femër e cila i dha zemër kolegeve të mos kishin turp nga trupi i tyre dhe ta shfaqnin atë pa frikë para fansave, por tani kjo taktikë nuk i shkon më divës 54-vjeçare të muzikës.

Të hënën, gjatë koncertit të saj në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madonna zbuloi një pamje që vetëm gjinekologu dhe partneri i saj duhet ta shohë.

Trendi i veshjeve tepër të tepruara tashmë është përthithur nga të gjitha këngëtaret kur nisin turet e koncerteve dhe nuk bën më përshtypje. Kjo është gjëja më e trishtueshme tek Madonna: dikur ajo e dinte shumë mirë se çfarë trondiste publikun dhe në ditët e sotme ajo që do të shokonte më shumë fansat e saj është dalja e mbuluar në skenë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button