(Video) Messi “pushton” Moskën

Barcelona fitoi bindshëm në transfertën ruse duke mundur 0-3 Spartakun e Moskës dhe mbylli çështjen e vendit të parë në grupin G të Ligës së Kampioneve. 

Dani Alves dhe Lionel Messi (2) ishin autorët e golave për katalanasit. Argjentinasi, me dygolëshin e tij, tashmë arrin kuotën e 80 golave në një vit kalendarik, duke iu afruar gjithmonë e më shumë rekordit të Gerd Muller (85 gola).

Xavi-Fabregas-Iniesta zotëruan lojën duke bërë që përveç fillimit të ndeshjes, Barcelona të mos kishte aspak probleme në këtë transfertë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar pasdite, asaj mes BATE Borisov dhe Lille për grupin F, francezët arritën të fitonin 0-2 në fushën bjelloruse duke bërë që Valencia të sigurojë matematikisht kualifikimin në fazën pa luajtur ende me Bayern Munchen.

Sidibe (13’) dhe Bruno (30’) ishin autorët e golave për Lille që merr kështu tre pikët e para në këtë kompeticion./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button