Dallimet themelore mes femrave dhe meshkujve

Femrat dhe meshkujt kanë shumë dallime në mënyrën e të menduarit. E njëjta vlen edhe kur bëhet fjalë për një lidhje të përbashkët, ku për një gjë të njëjtë, femrat dhe meshkujt ndodh që të kenë mendime krejtësisht të kundërta.

Femrat kërkojnë lidhje emocionale për të kryer marrëdhënie seksuale, meshkujt krijojnë lidhje emocionale nga seksi

Në mënyrë tipike, femrat duan “të ndjejnë atë sigurinë e të qënit e dëshiruar dhe e dashur, në mënyrë që të kryejnë marrdhënie seksuale”- . Që në një moshë fare të re, femrat mësohen se seksi i përket një marrëdhënie dashurore, dhe seks pa angazhim emocional është kundër cdo gjëjë. Në një farë mënyrë, femrat mësohen se në fillim vjen dashuria e më pas seksi. Gjeni princin e kaltër dhe jetoni të lumtur përgjithmonë. Kjo përrallë nuk qarkullon fare në mëndjen e meshkujve, kështuqë për to seksi nuk është i mbushur me pritshmëri.

Meshkujt, nga ana tjetër, dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale, për të arritur afrimitet emocional. Meshkujt nuk janë mësuar me idenë se seksi ndodh në një histori dashurie, që do të thotë nuk ka përse të lindë më përpara afrimiteti emocional. Është themelore: Në fillim e pushton atë, dhe më pas dëshiron që ta mbrojë.

Femrat duan të flasin pas një zënke, Meshkujt duan të kryejnë marrëdhënie seksuale pas një zënke

Femrat kanë nevojë ta zgjidhin konfliktin tërësisht, përpara se të vazhdojë dhe të kryejnë marrëdhënie. Duan të ndjejnë që konflikti në këtë lidhje është minimal dhe i menaxhueshëm.
Pas një zënke, femrat kërkojnë siguri që mashkulli nuk do ta braktisë. Kur ndjehet e sigurt duke biseduar dhe përkëdhelet, atëherë është e hapur ndaj seksit të ngadaltë, pasionant dhe përkujdesës. Çelësi magjik ndodhet tek fjala “butësi”.

Tek meshkujt, kjo është ajo çfarë njihet si sindroma e Tarzanit. Shumë thejshtë: Pas një zënke meshkujt eksitohen më shumë dhe duan ta pushtojnë femrën e tyre, duke kryer me të marrëdhënie seksuale.

Femrat fantazojnë për partnerët e tyre, meshkujt fantazojnë për partnere të ndryshme

Në vënd që të fantazojnë për meshkuj të ndryshëm, femrat përlqejnë të fantazojnë për role të ndryshme me partnerët e tyre- në veçanti ato role të cilat janë sikur rrëmbehen me zor dhe duhet të nënshtrohen, gjegjësisht fantazitë e nënshtrimit që përfshijnë disiplinë. Femrat e dëshirojnë më shumë se cdo gjë stabilitetin e një marrëdhënie. Dhe të qënurit nën kontroll është një formë e cuditshme e saj- ka të bëjë me të besuarit mjaftueshëm, për të pranuar për të hequr dorë fuqia në shtrat.

Fantazitë e dominancës, të shikojnë dy femra në skenare seksuale, ose të shkojnë me dy femra, janë pjesët kryesore në fantazitë e meshkujve. Meshkujve u pëlqejnë femrat e papërmbajtshme dhe që sjellin risi- kjo është arsyeja pse ata pëlqejnë klubet e striptizmit dhe porno. Sipas një psikologu, meshkujt kanë dëshirë të kryejnë marrdhënie me femrën që dashurojnë, por ndonjëhere u pëlqen ndonjë vajzë e keqe ose dhe dy.

Femrat adhurojnë romancën, meshkujt ia dalin me hormonet e tyre

Seksualiteti i femrave ndikohet nga mjedisi dhe të ndjerit e dashur dhe e vlerësuar. Kështuqë kur një mashkull demontron ngrohtësi, si një moment surprizë ndaj saj , mos u habisni nëse befas ngrihet humori. Seksualiteti i femrave është më fleksibël sesa ai i meshkujve. Kjo është arsyeja pse dëshira tek femrat nuk ngrihet në momente specifike gjatë ditës. Por, një femër mund të ndizet kur kalon mirë me partnerin, kurdo qoftë natë apo ditë.

Meshkujt janë më pak të komplikuar kur vjen puna tek gjallërimi i dëshirës së tyre. Meshkujt janë më shumë të disponuar për marrdhënie seksual,e herët në mëngjes, pasi niveli i testosteronit është në nivelet më të larta në këtë kohë.

Femrat mendojnë 10 herë më pak në seks sesa meshkujt

Mesatarisht, femrat mendojnë 10 herë në ditë për seksin dhe për ushqimin 15 herë. Kështuqë mendja e një femre është më shumë e përqëndruar se çfarë do të bëjë për darkë, sesa çfarë do të bëjë me partnerin. Pse femrat mendojnë më shumë për ushqimin sesa për seksin? Mos harroni cfarë thamë më sipër për ndjenjat e femrave që duhen ndezur. Sigurisht fotografia e një mashkulli nudo, nuk e ndez kollaj një femër. Femrat më shume ndizen nga fotografia e një mashkulli të bukur, që i mban dorën një vajze dhe mbështet kokën e saj në shpatullat e tij.

Meshkujt mendojnë për seksin mesatarisht 19 herë në një ditë, sipas një studimi të universitetit të Indiana. Arsyeja për këtë? Meshkujt biologjikisht janë të programuar për të dëshiruar seksin bazuar në shqisat e tyre, dhe sidomos në atë të shikimit. Për këtë arsye, meshkujt shpesh stimulohen nga femrat e bukura, parfume, veshje, manikyri, flokët e gjatë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button