Aivo Orav: Nuk desha të ofendoj askënd

Euroambasadori, Aivo Orav ka pohuar se nuk ka pasur për qëllim të ofendojë dikë me fjalimin e javës së kaluar në Komitetin e punëve të jashtme të Parlamentit Evropian, kur e ka përmendur termin “sllavomaqedonas” gjatë emërtimit të popullit maqedonas.

Gjatë dy ditëve të kaluara pati pyetje lidhur me deklaratën time në Parlamentin Evropian javën e kaluar. Në PE isha në takim me Komitetin për punë të jashtme ku u këmbyen mendime për vendin. Të pranishëm ishin anëtarët e Parlamentit, të cilëve iu drejtova dhe u përgjigja në pyetjet e tyre. Fjalimi im përmbante tre mesazhe kryesore: rreth perspektivave të vendit tuaj në lidhje me BE-në, rreth progresit të dukshëm të cilin vendi juaj e realizoi drejt BE-së gjatë disa muajve të fundit dhe së treti për rëndësinë e zhvillimit të këtij progresi për afrimin e mëtejmë drejt BE-së.

Në lidhje me çështjet lidhur me çështjet ndëretnike, shfrytëzova një gjuhë të kuptueshme për të pranishmit atje. Nuk u dha kurrfarë deklarate politike, as nuk kisha për qëllim të ofendoj dikë. Ne në institucionet e BE-së e kuptojmë se sa e ndjeshme është kjo çështje në vend, edhe unë personalisht e kuptoj se sa është e ndjeshme, tha Orav.

Bashkimi Evropian, theksoi Orav, nuk mori anë në kontestin rreth emrit, as nuk parasheh rezultat nga negociatat rreth emrit. Për shkak të emërimit të maqedonasve si “sllavomaqedonas” në fjalimin e tij para anëtarëve të Komitetit të punëve të jashtme të Parlamentit Evropian, Orav u pritë nga presidenti Gjorge Ivanov./Portalb

Sipas burimeve në kabinetin e presidentit të Maqedonisë, në takim Ivanov ka kërkuar nga euroambasadori publikisht t’i kërkojë falje popullit maqedonas dhe të shpreh respekt ndaj parimit themelor të vetëvendosjes dhe vetëemërtimit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button